Ahmeti përgëzon Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 14:47

Ahmeti përgëzon  Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e shkëlqyer të Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar lart rëndësinë historike të këtij takimi dhe rolin e Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit europian.

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu,” ka shkruar Ahmeti.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një “yll europian”, lideri i BDI-së uroi punë të mbarë për samitin dhe përgëzoi mikpritjen tradicionale dhe organizimin profesional të autoriteteve shqiptare.

“Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët,” përfundon mesazhin e tij Ali Ahmeti. Flaka Madia

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 14:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media