Macron: “Investoni në Shqipëri, ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 13:59

Macron: “Investoni në Shqipëri, ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim të fuqishëm në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve FII (Future Investment Initiative) të zhvilluar në Tiranë, ku bëri thirrje për investime në Shqipëri, duke vlerësuar udhëheqjen dhe perspektivën evropiane të vendit.

Macron theksoi se Shqipëria ka një udhëheqje të fortë dhe me mandatin e marrë, pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda dy viteve. Ai siguroi se Franca dhe Gjermania do ta mbështesin fuqishëm këtë proces.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është një pikë kyçe në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun. Ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, jo vetëm sepse kryeministri Rama është miku im, por sepse ka sjellë rezultate konkrete,” tha Macron.

Presidenti francez nënvizoi se Evropa është e përkushtuar për të realizuar këtë axhendë bashkë me aleatët, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të rëndësishëm për investime të huaja. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 13:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media