A e dini se Maqedonia e Veriut jeton në ajër të ndotur për 11 muaj në vit?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 23:19

A e dini se Maqedonia e Veriut jeton në ajër të ndotur për 11 muaj në vit?

303 persona në 100 mijë banorë rrezikohen nga ajri i ndotur, ndërsa në kryeqytet rreth 1200 persona në vit vdesin si pasojë e ndotjes. Sipas organizatës joqeveritare O2 vetëm një muaj e gjysmë Maqedonia e Veriut thithë ajër të pastër, 11 muaj të tjerë vazhdimisht përballet me grimca të larta PM 2.5. Ndërsa programet qeveritare për uljen e ndotjes së ajrit thonë se nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

“Maqedonia është në krye të Evropës për numrin e vdekjeve për shkak të ekspozimit të grimave PM 2.5. Statistikat thonë se 303 persona në 100 mijë banorë jemi në rrezik. Pra, në bazë të statistikave kemi 5-6 deri në 10 herë më shumë vdekshmëri për shkak të ndotjes së ajrit me grimcat PM, nga shtetet më të mëdha të Evropës.

Në vendin tonë, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor në vitin 2022, 3600 qytetarë kanë vdekur më herët për shkak të ekspozimit ndaj grimcave 2.5”, deklaroi Eli Pesheva, Nisma “O2”.

Qendra për Ndryshime Klimatike thotë se vendit i mungon bashkëpunimi mes autoriteteve në zbatimin e masave parandaluese.

“Mungon koordinimi mes institucioneve, pra nëse duam të përballemi me ajrin e ndotur është e nevojshme, jo vetëm Ministria e Mjedisit Jetësor, por edhe ministritë tjera të punojnë në zbatimin e masave. Në këtë drejtim do doja të rekomandoj themelimin e një organi koordinues që do ta koordinojë punën e të gjitha institucioneve dhe do të ndjekë zbatimin e masave”, deklaroi Bojana Stanojevska Peçurovska, Qendra për Ndryshime Klimatike.

Këto komente u bënë në debatin në Kuvend lidhur me Efektet e ndotjes së ajrit. Gjithashtu u theksua se 11.6 për qind e vdekjeve të foshnjave në vend ndodh për shkak të ndotjes së ajrit. Shkupi, Kumanova, Tetova, Kavadari, Strumica u renditën si qytetet më të ndotura. /Alsat/

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 23:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?