ASH demanton Mexhitin: “Janë 25 shqiptarë, jo 35 – mësoji saktë të dhënat!”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 19:33

ASH demanton Mexhitin: “Janë 25 shqiptarë, jo 35 – mësoji saktë të dhënat!”

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, i cili sipas tyre, ka dhënë informata të pasakta për përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të një institucioni shëndetësor.

“Nëse mburresh me punën e dikujt tjetër, të paktën mësoji saktë të dhënat. Janë 25 shqiptarë dhe 10 nga komunitetet tjera, dhe jo 35 shqiptarë, siç u pretendua në mënyrë të rreme”, thuhet në reagimin e partisë.

Në deklaratë, Aleanca për Shqiptarët nuk kurseu as ironinë ndaj ministrit aktual të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, duke shprehur skepticizëm për të ardhmen e tij të mundshme në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Por jemi të bindur që kur Azir Aliu të vijë në postin e ministrit të Shëndetësisë – për të cilin shiti veten – do të jetë më i kujdesshëm”, përfundon reagimi.

Ky reagim vjen në një kohë tensioni të shtuar ndërmjet aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku ndarja e pushtetit dhe përfaqësimi institucional vazhdon të jetë temë debati publik. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media