Flaka analizon: Urdhër i paligjshëm në institucion shtetëror – shqipja përjashtohet nga dokumentet zyrtare

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 18:59

Flaka analizon: Urdhër i paligjshëm në institucion shtetëror – shqipja përjashtohet nga dokumentet zyrtare

Një urdhër verbal i lëshuar nga motra kryesore në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë ka ngritur alarmin për diskriminim gjuhësor dhe shkelje të ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Flaka. Sipas denoncimeve të punonjësve për Alsat, motra kryesore ka urdhëruar që vërtetimet për vaksinim të jepen vetëm në gjuhën maqedonase, duke ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në këto dokumente.

“Nuk kam asgjë kundër dygjuhësisë, por deri më sot kemi dhënë vërtetime vetëm në maqedonisht. Sot në dy gjuhë. Mos i ngatërroni punët. Nga tani e tutje, vetëm kështu dhe askujt të mos i shkojë ndër mend të kërkojë ndryshe,” citohet të ketë thënë motra kryesore, sipas dëshmive të siguruara nga stafi shëndetësor.

Ky urdhër, i padokumentuar në formë zyrtare, është cilësuar nga vetë drejtori i institucionit, Sedat Zylbehari, si i paligjshëm. Megjithatë, ai e ka justifikuar veprimin duke e quajtur “të përkohshëm”, deri në përfundimin e disa materialeve ekzistuese të shtypura më herët vetëm në maqedonisht.

“Gati të gjitha dokumentet tashmë lëshohen në dy gjuhë. Për ftesat dhe vërtetimet aktuale për vaksinim, po shfrytëzojmë stokun e vjetër për të mos shkaktuar shpenzime shtesë,” thuhet në reagimin zyrtar të Shtëpisë së Shëndetit Publik në Kumanovë.

Kjo nuk është hera e parë që brenda këtij institucioni ngrihen akuza për shkelje të të drejtave gjuhësore dhe diskriminim ndaj stafit shqiptar. Punonjës të këtij institucioni kanë denoncuar vazhdimisht mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentacionin zyrtar, mungesën e avancimeve për kuadrin shqiptar dhe vendime administrative të njëanshme.

Sipas burimeve të brendshme, shqetësimet janë të thella dhe sistematike. Së fundmi, edhe policia ka ngritur kallëzim penal ndaj një ish-drejtori të institucionit për punësime në kundërshtim me ligjin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut është i qartë: në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë, institucionet publike janë të detyruara të ofrojnë dokumentacion dygjuhësh. Refuzimi i këtij detyrimi jo vetëm që përbën shkelje ligjore, por mund të cilësohet edhe si diskriminim institucional.

Portali ynë po ndjek zhvillimet dhe do të publikojë informacione shtesë nëse ka reagime nga Ministria e Shëndetësisë, Avokati i Popullit, subjektet politike dhe institucionet e tjera. Flaka

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 18:59

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Policia godet narkotikët në Gostivar, arrestohet 69-vjeçar

Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

Analiza Flaka: Çfarë zbulojnë deklaratat e Elezit dhe Stafajt për ligjin e ri të arsimit të lartë?

Elezi dhe Stafaj: Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë cenojnë rëndë autonominë universitare

Ligji i ri për arsimin e lartë cenon drejtpërdrejt autonominë e universiteteve dhe financimin e tyre

Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspor, golat e tij vendimtarë mahnisin Turqinë

Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Moti i keq në Marok: Mbi 150,000 persona të evakuuar nga përmbytjet

Bujar Osmani: Debati për gjuhën shqipe është kurth, ligji e garanton përdorimin e saj për të gjithë

Rama takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës, fokus te integrimi europian

Analiza Flaka: A e përdor VMRO-DPMNE partinë ZNAM si mjet për të luftuar VLEN-in dhe interesat shqiptare?

Sa gjumë na nevojitet sipas moshës dhe pse është thelbësor për shëndetin

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliarda-dollarëshe për energjinë bërthamore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al-Nassr për ndeshjen ndaj Al Fateh

Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Jack Grealish i detyruar të përfundojë sezonin për shkak të dëmtimit

Borussia Dortmund në avantazh për transferimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani

Arbër Ademi i ashpër ndaj Filkovit: Problemi i tij nuk është Kushtetuta, por mentaliteti

Misophonia: Kur tinguj të përditshëm shkaktojnë zemërim të menjëhershëm

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<