FRASH i qëndron Taravarit: Strukturat rinore distancohen nga qëndrimi i Yllka Nuredinit

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 16:57

FRASH i qëndron Taravarit: Strukturat rinore distancohen nga qëndrimi i Yllka Nuredinit

Pas deklaratës së bujshme të kryetares së FRASH-it, Yllka Nuredini, e cila doli hapur në përkrahje të grupit të larguar nga partia, nuk ka vonuar reagimi i strukturave të tjera rinore brenda Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët. Në një qëndrim të përbashkët, kryetarët e degëve të FRASH-it kanë shprehur qartë dhe pa ekuivoke distancimin e tyre nga veprimet individuale dhe kanë riafirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin e partisë, Arben Taravari, shkruan Flaka.

“Jemi krenar për Aleancën për Shqiptarët dhe kryetarin e saj Arben Taravari, dhe nuk bëhemi palë me pushtetin, por qëndrojmë gjithmonë me popullin,” thuhet në deklaratën e përfaqësuesve rinorë.

Duke komentuar mbi largimin e disa ish-anëtarëve të partisë, përfaqësuesit e rinisë kanë qenë të qartë në mesazhin e tyre: “Të zgjedhësh favoret e qeverisë dhe të lesh Partinë quhet thjesht Tradhëti.” Me këtë mesazh ata kanë vënë theksin tek parimet e besnikërisë politike dhe qëndrueshmërisë në kohë sfidash.

Në deklaratë gjithashtu vihet re një unitet i thellë dhe një përgatitje e qartë për fazën e ardhshme politike: “Shihemi në Tetor. Deri atëherë ju urojmë Dinjitet.”

Ky reagim i shpejtë dhe i koordinuar i strukturave rinore të FRASH-it dëshmon se, pavarësisht zërave të izoluar, shumica e të rinjve qëndrojnë të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj rrugës që ka ndjekur Aleanca për Shqiptarët nën drejtimin e Arben Taravarit.

Në ndërkohë, një deklaratë publike, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj qëndrimeve dhe bashkëpunimeve politike të udhëheqësisë aktuale të partisë, duke u pozicionuar qartazi përkrah Arben Fetait.

“Si kryetare e FRASH-it, bashkë me udhëheqësinë e Forumit dhe në konsultim të vazhdueshëm me të rinjtë dhe miqtë tanë, kemi qenë të qartë në kundërshtimin ndaj bashkëpunimeve që bien ndesh me kauzat dhe ideologjinë tonë,” shprehet Nuredini. Ajo theksoi se ky qëndrim është mbajtur me bindje, përgjegjësi dhe transparencë edhe në tryezat e vendimmarrjes brenda partisë.

Sipas saj, vendimi për të votuar për dalje nga Qeveria, megjithëse jo në formatin më të përshtatshëm, ishte i domosdoshëm pasi FRASH nuk kishte përfituar asgjë nga ajo marrëdhënie: “As të rinjtë, as vizioni ynë.”

Ajo nënvizon se aktualisht nuk është në pyetje pushteti, por idealizmi, duke theksuar se FRASH mbetet një nga zërat më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në këtë parti.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë përballë një dileme të ndjeshme. Njëra anë më kërkonte besnikëri, tjetra më kërkonte zë. Zgjodha zërin pa mohuar mirënjohjen për ata që më kanë formuar dhe udhëhequr,” deklaroi Nuredini, duke shtuar se “dashuria për liderin nuk duhet të na verbojë përballë arsyes që na bëri pjesë të kësaj partie.”

Në fund, ajo ritheksoi përkushtimin e saj ndaj idealit për ndryshim dhe shpalli hapur mbështetjen për Arben Fetain: “FRASH zgjedh të qëndrojë, të flasë dhe të veprojë në anën e Arben Fetait, duke ditur se ai është shembulli më domethënës i një posti të bartur me dinjitet dhe përkushtim të palëkundur.”

Por, përtej zërave të veçuar, rinia e Aleancës për Shqiptarët tregon se është e vendosur të mos lejojë që ideali i përbashkët të zëvendësohet nga interesat personale. Flaka Media

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 16:57

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?