James Rubin rrëfen telefonatat me Thaçin gjatë luftës: “Ndjeva përgjegjësi për të”
Në rrëfimet e tij të botuara, ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka ndarë momente të fuqishme nga komunikimi i tij me Hashim Thaçin gjatë luftës në Kosovë. Sipas Rubin, çdo mëngjes Thaçi e telefononte përmes një aparati satelitor, ndërsa ndodhej i strehuar diku në thellësi të Kosovës bashkë me udhëheqësinë e UÇK-së, njofton Flaka
“Këto thirrje të tij ishin veçanërisht të dhimbshme. Ai shpesh do të më tregonte dhe me detaje tmerruese, dëshpërimin e civilëve derisa forcat serbe po lëviznin vendbanim pas vendbanimi,” shkruan Rubin.
Ai rrëfen se pati një moment kur komunikimi me Thaçin u ndërpre për disa ditë, çka e shqetësoi thellësisht. “Kur më në fund më tregoi se edhe vetë UÇK-ja ishte duke mbetur pa ushqim, barna dhe strehim, ndjeva një ndjenjë të çuditshme përgjegjësie për të dhe vazhdova të pyes nëse ai ishte në rregull,” thekson Rubin.
Në dritën e këtyre rrëfimeve autentike, çdo përpjekje për të minimizuar rolin e Hashim Thaçit në historinë moderne të Kosovës, konsiderohet jo vetëm si padrejtësi historike, por edhe si mungesë totale e ndjeshmërisë kombëtare. Sipas shumë komentuesve, vetëm një rrugaç i kastruar nga ndjenja kombëtare, për të mos thënë një mbetje e nostalgjisë jugosllave, do të guxonte të fliste në mënyrë ofenduese për një figurë që, për shumëkënd, mbetet personaliteti më i rëndësishëm që ka nxjerrë Kosova moderne. Flaka