Mickoski: Një njësi zgjedhore dhe votim për diasporën jashtë përfaqësive diplomatike

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 18:08

Mickoski: Një njësi zgjedhore dhe votim për diasporën jashtë përfaqësive diplomatike

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën parlamentare të sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve, u bëri thirrje të qarta deputetëve të opozitës që të mbështesin ndryshimet në Kodin Zgjedhor për kalimin në një njësi të vetme zgjedhore, duke përfshirë edhe mundësinë që diaspora të votojë jashtë përfaqësive diplomatike.

Ai theksoi se debati për Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk duhet të përzihet me këtë proces, pasi qëllimi i ndryshimeve atje është të përputhen procedurat për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve me proceset zgjedhore. Sipas tij, është momenti që të hapet debati për një reformë të vërtetë zgjedhore.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Unë jam i gatshëm menjëherë, dhe edhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është i gatshëm ta mbështesë një ligj për një njësi të vetme zgjedhore. Dhe në atë njësi, të përfshihet edhe diaspora. Të lejohet votimi edhe jashtë përfaqësive diplomatike, në ato vende ku kjo lejohet nga ligji i shtetit përkatës”, theksoi Mickoski.

Ai i ftoi të gjithë deputetët që të mos e zvarrisin më këtë temë, por të bashkëpunojnë për një reformë gjithëpërfshirëse, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të mëtejshëm të vendit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 18:08

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?