“Nuk tërhiqem dhe nuk ju trembem!” – Danella Arsovska sfidon Mickoskin për ndërtimet pa leje në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 11:13

“Nuk tërhiqem dhe nuk ju trembem!” – Danella Arsovska sfidon Mickoskin për ndërtimet pa leje në Çair

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka shpërthyer me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar se po mbron kriminelët e lidhur me ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, dhe veçanërisht Visar Ganiun, ish-kryetar komune dhe tashmë funksionar i VLEN-it, shkruan Flaka Media

Në një deklaratë të fortë publike, Arsovska i është drejtuar Mickoskit me fjalët:

“Po i ndalim ndërtimet pa leje të Ganiut për më shumë se 3 vjet, po kthejmë dokumente dhe po veprojmë, por askush nga institucionet nuk reagon. Sot, kur do të diskutohet rasti në Këshillin e Qytetit të Shkupit, publikisht të pyes: cilin nga kriminelët e BDI-së e ke hetuar dhe arrestuar gjatë një viti pushtet të plotë?”

Ajo e akuzon Mickoskin se ka dështuar të ndjekë penalisht ish-funksionarët e BDI-së si Visar Ganiu, Izet Mexhiti dhe Ejup Ademi, të cilët, sipas saj, kanë mbi 20 vite në pushtet dhe janë të përfshirë në afera kriminale.

“Ato 150 ndërtime pa leje në Çair i kemi ndalur që të mos legalizohen në mënyrë të paligjshme dhe kemi njoftuar për to në vitet 2023, 2024 dhe 2025 – në kohën kur Visar Ganiu ishte pjesë e BDI-së dhe më pas kaloi në VLEN!”

158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Arsovska thotë se Ganiu ka bërë falsifikime në kadastër më 20 mars 2025 për të regjistruar ndërtime të paligjshme dhe akuzon Mickoskin se po e mbron në vend që ta ndjekë penalisht:

“E kemi kapur në krim dhe në vend që të na mbrosh institucionalisht – ti po e mbron! Je kthyer në avokat të krimit!”

Ajo gjithashtu deklaron se është kërcënuar dhe frikësuar për të mos vazhduar me zbulimin e krimit, duke fajësuar drejtpërdrejt Mickoskin se ka lejuar sulmet ndaj saj:

“Ti, Mickoski, ke lejuar që Visar Ganiu dhe Ejup Ademi të më kërcënojnë. E quajte ‘zotëri’ Ganiun në televizion dhe me këtë i nxitove edhe më shumë sulmet ndaj meje.”

Në fund të deklaratës, Arsovska bën thirrje për veprim konkret dhe paralajmëron se nuk do të ndalet, pavarësisht presioneve:

“Nëse nuk je i përfshirë – vepro! Nëse je i përfshirë dhe vazhdon të mbrosh – je bashkëfajtor. Unë kam dëshmi për gjithçka. Nuk tërhiqem dhe nuk ju trembem!”

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për skenën politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa qytetarët presin nga institucionet hetimin dhe ndëshkimin e të gjithë të përfshirëve në skandale të korrupsionit dhe ndërtimit të paligjshëm. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 11:13

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?