Arsovska paralajmëron: “Po destabilizohen miliona euro biznesi, po përgatitet kaos në Shkup”

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 07:57

Arsovska paralajmëron: “Po destabilizohen miliona euro biznesi, po përgatitet kaos në Shkup”

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, sot me mëngjes ka paralajmëruar një plan për destabilizim të qytetit që sipas saj synon të krijojë kaos dhe të largojë vëmendjen nga çështjet reale, shkruan Flaka Media

Në një postim të saj të fundit, Arsovska tha se:

“Miliarda euro biznes po destabilizohen. Ganiu, Medzhiti dhe Ademi janë ata që po përjetojnë presionet më të mëdha. Sot më informuan se po përgatitet një plan për të destabilizuar Shkupin, duke filluar me ndërmarrjen e transportit publik (JSP), pastaj me Komunalen e higjienës, me qëllim të krijimit të kaosit për të shpërqendruar dhe për të mbajtur kontroll.”

Ajo paralajmëron se nga sot do të ndodhin zhvillime të tilla dhe thekson se koalicioni i biznesit me Ganiun, Medzhitin dhe Ademinin nuk duhet të lejojë që të dëmtohet, duke ironizuar Mickosin dhe VMRO-DPMNE.

Në një foto të shpërndarë nga ajo, shihet “elementi destabilizues” që sipas saj po qëndron prapa këtyre planeve, një foto ku Mexhiti, Siljanovska dhe Mickoski shihen bashkë me ambasadoren amerike në një aktivitet të NATO-s që u mbajt këto ditë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 07:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media