Ali Ahmeti: Nga UÇK-ja te Kryeministri – 23 vite BDI, përfaqësim dhe sfida të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 21:15

Ali Ahmeti: Nga UÇK-ja te Kryeministri – 23 vite BDI, përfaqësim dhe sfida të reja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shënuar sot 23-vjetorin e themelimit të partisë së tij përkrah bashkëluftëtarëve, themeluesve, anëtarëve dhe qindra të rinjve që përfaqësojnë energjinë e re të subjektit politik, përcjell Flaka

“BDI lindi si vazhdim i një misioni të shenjtë, i asaj që e nisëm me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe e kurorëzuam me Marrëveshjen e Ohrit,” deklaroi Ahmeti gjatë tubimit festiv.

Lideri i BDI-së theksoi se për më shumë se dy dekada, partia ka qenë faktor kyç në avansimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai nënvizoi se shqiptarët sot gëzojnë pozita që dikur dukeshin të paarritshme.

“Pozitat më të larta shtetërore që për dekada ishin të paarritshme për shqiptarët, sot janë realitet. Vetëm vitin e kaluar, përveç Kryetarit të Kuvendit, patëm edhe Kryeministrin shqiptar. E filluam nga zero dhe arritëm deri te Kryeministri,” tha Ahmeti.

Megjithatë, sipas tij, arritjet janë sot të rrezikuara nga tendencat për t’i zhbërë përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe përjashtimet sistematike të shqiptarëve.

“Sot, kur shqiptarët përballen me një realitet të dhimbshëm, me sulme ndaj Marrëveshjes së Ohrit, ndaj gjuhës shqipe, me përjashtime nga institucionet dhe mekanizmat e përfaqësimit, ne nuk do të heshtim,” deklaroi ai me tone të ashpra.

Ahmeti siguroi se BDI do të mbetet “gardiane e arritjeve shqiptare dhe mbrojtëse e çdo qytetari që beson në drejtësi, barazi dhe dinjitet”.

“Vazhdojmë bashkë, për fitore të reja dhe për dinjitetin që nuk negociohet,” përfundoi lideri i BDI-së, duke lënë të kuptohet se partia është në mobilizim të plotë për zgjedhjet e tetorit. Flala Media

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?