Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri kundër bixhozit online, duke bllokuar 173 faqe të reja interneti që ofronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Këtyre u shtohen edhe 53 faqe të bllokuara më parë, duke e çuar numrin total të faqeve të ndaluara në 226.
“Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se kjo masë është realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve kryesore të koalicionit VLEN para zgjedhjeve.
Ai shtoi se ndryshe nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit, por do të mbrojë interesat e familjeve dhe të rinjve.
“Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona,” tha më tej Mexhiti.
Qeveria ka premtuar politika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në drejtim të parandalimit të bixhozit, duke vënë theksin te mirëqenia e brezit të ri dhe e shoqërisë në tërësi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Qershor, 2025 13:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.