Fjalët e Messit para debutimit me Inter Miamin në Botëror
Lionel Messi është gati të shkruajë një tjetër kapitull në karrierën e tij të lavdishme, këtë herë në Botërorin e Klubeve, ku do të përfaqësojë Inter Miamin në debutimin e tyre në këtë kompeticion.
Në një intervistë për FIFA-n, ylli argjentinas nuk i fshehu emocionet:
“Ky është një turne i veçantë, ndryshe nga çdo gjë tjetër. Është një mundësi e madhe për ne dhe për futbollin jashtë Europës.”
Ndeshja hapëse do të jetë ndaj Al Ahly, ku Messi pritet të udhëheqë ekipin amerikan në një përballje historike. Ai vlerësoi faktin që kjo është një arenë ku matet forca mes kontinenteve:
“Është një eksperiencë e bukur për lojtarët dhe tifozët. Skuadra të mëdha, yje nga e gjithë bota – është një nder që jemi këtu.”
Messi shtoi gjithashtu se përkundër pritshmërive të reja, dëshira për të fituar mbetet e njëjtë:
“Jam i emocionuar dhe mezi pres të zbres në fushë. Dua të garoj, si gjithmonë.”
Ky edicion i Botërorit të Klubeve mbahet në Shtetet e Bashkuara – një vend që shpreson të promovojë më tej futbollin, dhe Messi do të jetë emri më i ndjekur në këtë event global.
Flaka














