Vitinha ngjitet në majat e futbollit botëror
Vitinha në garë për Topin e Artë – Portugezi i PSG befasia e madhe e sezonit
Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, është futur fuqishëm në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll – Topin e Artë. Sipas koeficienteve më të fundit të basteve ndërkombëtare, ai renditet si favoriti i tretë, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë sezon dhe kontributit me katër gola vendimtarë për PSG-në.
Vitinha ka qenë një nga befasitë më pozitive të sezonit, duke u shndërruar në një shtyllë të mesfushës së parisienëve dhe një lider të heshtur në fushë. Forma e tij e qëndrueshme, roli kyç në fitimin e tripletës me PSG-në dhe triumfi në Ligën e Kombeve me Portugalinë, e kanë rritur ndjeshëm profilin e tij ndërkombëtar.
Në të njëjtën kohë, edhe Ousmane Dembélé, shoku i tij i skuadrës, është pjesë e listës së kandidatëve për Topin e Artë, falë asistimeve të shumta dhe ndikimit të tij në ofensivën pariziene.
Në krye të listës së favoritëve aktualisht qëndron Lamine Yamal i Barcelonës, me një shans prej 33.3% për ta fituar trofeun, ndërsa Raphinha, që dikur cilësohej si favorit kryesor, është rrëshqitur në vendet e fundit me vetëm 3.8% mundësi.
Fituesi aktual i Topit të Artë është Rodri, i cili e fitoi çmimin vitin e kaluar pas një gare të ngushtë me Vinicius Juniorin.
Flaka














