City beson te Guardiola, pavarësisht dështimit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur hapur për mbështetjen që ka marrë nga drejtuesit e klubit edhe pas një sezoni pa trofe.
Në prag të Kupës së Botës për Klube, Guardiola ka pranuar se sezoni 2024/25 ka qenë një dështim dhe në Spanjë nuk do ta kishte mbijetuar.
“Nëse do të isha te Barcelona ose Real Madridi, do të më kishin larguar deri në tetor, nëntor ose dhjetor”, tha ai për Mirror.
Qëndron te City, pavarësisht dështimit
Guardiola tha se mbështetja nga hierarkia e klubit ishte kyçe në vendimin për të qëndruar.
“Këtu, kjo nuk është diskutuar kurrë. Duhet më shumë durim”, shtoi ai, duke përmendur edhe shembullin e Ancelottit, që tani do të stërvitë Brazilin.
City pa trofe në 2024/25
Manchester City nuk arriti të fitojë asnjë trofe këtë sezon, ndonëse konsiderohet si një nga skuadrat më të forta në Europë.
Flaka














