Ter Stegen jashtë planeve të Flick: Galatasaray gati për transferimin
Marc-André Ter Stegen nuk është më pjesë e planeve të Hansi Flick për sezonin e ardhshëm te Barcelona, duke e bërë largimin e tij një çështje kohe në këtë merkato verore. Portieri gjerman, i cili ka qenë një figurë kyçe për katalanasit, mund të transferohet te Galatasaray, që e sheh atë si zgjedhjen ideale për të mbrojtur portën në edicionin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, Galatasaray ka bërë një ofertë për huazimin e Ter Stegen, me një tarifë të vogël që do të paguhet te Barcelona, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe një opsion për blerje të përhershme. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse katalanasit do ta pranojnë këtë kusht.
Pavarësisht spekulimeve për largimin e tij, Ter Stegen është shprehur optimist për sezonin e ri, duke insistuar se dëshiron të mbetet titullar te Barcelona. Por me ardhjen e Joan García dhe me Wojciech Szczęsny që tashmë ka një rol të rëndësishëm në skuadër, mundësitë për të mbajtur vendin e titullarit janë zvogëluar ndjeshëm.
Nëse transferimi te Galatasaray realizohet, ai do të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkatoje, duke i dhënë fund një epoke të gjatë të Ter Stegen te Barcelona.
Flaka
















