ASH: Një vit me Mickoskin – premtimet u shkelën, integrimi në BE u zvarrit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 08:06

ASH: Një vit me Mickoskin – premtimet u shkelën, integrimi në BE u zvarrit

Përvjetori i parë i Qeverisë Mickoski, i shënuar me dështime në integrimin evropian dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Në një reagim, Aleanca për Shqiptarët ka shprehur zhgënjimin e thellë për njëvjetorin e formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski, duke theksuar se ky vit nuk solli përparim, por stagnim dhe zvarritje në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Flaka Media

“Ky vit qeverisës është karakterizuar nga mosrealizimi i zotimeve thelbësore që ishin pjesë e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, veçanërisht për miratimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve të parë,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas tyre, një nga arsyet kryesore për largimin nga kjo qeveri ishte pikërisht dështimi për të përmbushur këtë zotim politik, i cili ishte edhe premtim i drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve në vend.

“Siç ka theksuar me të drejtë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ky dështim përbën jo vetëm shkelje të marrëveshjes politike, por edhe një zhgënjim të thellë për qytetarët shqiptarë,” thuhet më tej në deklaratë.

Aleanca vlerëson se qeveria aktuale ka humbur orientimin evropian, duke mos bërë asnjë hap konkret në përmbushjen e kritereve të BE-së. Në vend të reformave dhe përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve, sipas AS-së, koalicioni qeverisës i është kthyer retorikës boshe dhe premtimeve të pambuluara.

“Koalicioni VLEN, në vend që të jetë faktor ndryshimi, ka zgjedhur heshtjen përballë shkeljeve të premtimeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme,” thekson Aleanca, duke akuzuar partnerët e mëparshëm se kanë zëvendësuar premtimet për reforma me kompromise politike që ulin aspiratat për barazi të shqiptarëve.

Në përmbyllje, ASH jep një paralajmërim të qartë:

“Kjo nuk është vetëm një dështim i një qeverie – është një sinjal alarmi për gjithë shoqërinë dhe për partnerët ndërkombëtarë se rruga drejt BE-së po bllokohet qëllimisht.”

Aleanca për Shqiptarët rithekson përkushtimin për të qenë “zëri i paepur për një të ardhme me dinjitet, ku premtimet mbahen dhe interesi kombëtar nuk përdoret si mjet për marketing politik.” Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 08:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.