Totti dhe oferta e Real Madridit: “E refuzova për dashurinë ndaj Romës”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 13:45 Përditësuar

Totti dhe oferta e Real Madridit: “E refuzova për dashurinë ndaj Romës”

Francesco Totti, një nga figurat më të dashura të futbollit italian, ka rrëfyer sërish se ka pasur mundësinë të transferohej te Real Madridi, por e refuzoi për hir të dashurisë për Romën.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, legjenda e Romës tregoi se oferta nga klubi madrilen ishte shumë serioze dhe transferimi ishte “shumë, shumë afër”, por zemra e tij nuk e lejoi të largohej nga qyteti që e bëri të pavdekshëm.

“Gjatë karrierës sime pata mundësinë të luaj për ekipe të tjera, si brenda Italisë ashtu edhe jashtë saj. Sidomos me Real Madridin… por zgjodha me zemër”, u shpreh Totti.

“Tifozët e Romës janë ndryshe nga çdo tifozeri tjetër. Ajo që përjetova në Romë ishte unike, dhe kjo ndodhi vetëm falë atyre. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por nuk ishte dobësi – ishte dashuri e thellë për këtë fanellë, për këtë qytet, për këto ngjyra”.

Statistikat e tij flasin vetë:
25 sezone me Romën (1993–2017), Totti zhvilloi 786 ndeshje dhe shënoi 307 gola, duke fituar një titull kampioni (2000/2001) dhe dy Kupa të Italisë, gjithmonë si pjesë e së njëjtës skuadër.

Në një epokë ku futbolli profesional drejtohet nga tregu dhe suksesi i shpejtë, përkushtimi i Tottit ndaj një klubi të vetëm mbetet një histori e rrallë besnikërie – edhe kur përballë qëndronte emri i madh i Real Madridit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 13:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.