Dy pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut janë lënduar në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën ushtarake në Tetovë.
Sipas informacioneve të para nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe e koordinuar. “Është intervenuar me shtatë zjarrfikës, dy automjete zjarrfikëse dhe një automjet terreni për ndërhyrje speciale,” informoi komandanti i NJTKZ Tetovë, Avni Ameti.
Zjarri u lokalizua brenda gjysmë ore, ndërsa dy pjesëtarët e lënduar të Armatës u përpoqën të ndërhyjnë në momentet e para të incidentit. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
18 Qershor, 2025 17:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.