Dr. Genc Selmani jep dorëheqje nga drejtimi me Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:41

Dr. Genc Selmani jep dorëheqje nga drejtimi me  Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë

Dr. Genc Selmani ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ISHP Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate publike, ku shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen politike që ka pasur gjatë mandatit.

“Sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga U.D. Drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit Kërçovë,” thekson Selmani në fillim të letrës së tij. Ai e përshkruan këtë periudhë si një angazhim intensiv dhe të përkushtuar në funksion të shëndetit publik dhe qytetarëve të Kërçovës.

“Ka qenë një periudhë 10 mujore angazhimi maksimal, përkushtimi për t’i shërbyer detyrës së besuar dhe shëndetit kolektiv të qytetarëve, për të cilën mendoj se e kam ushtruar me korrektësi dhe profesionalizëm,” thekson më tej ai.

Në deklaratë, Dr. Selmani shpreh vlerësim për ekipin e bashkëpunëtorëve dhe profesionistëve të institucionit me të cilët ka punuar ngushtë, si dhe për ish-ministrin dhe kabinetin e tij për bashkëpunimin institucional.

127
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ai thekson se vendimi i tij vjen në një situatë të pazakontë politike dhe se e ka marrë me përgjegjësi, për t’i dhënë institucionit mundësinë për funksionim të pandërprerë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Duke marrë parasysh situatën e pazakontë politike, mora vendimin të tërhiqem nga funksioni U.D. Drejtor dhe t’i jap mundësi funksionalitetit të institucionit dhe shëndetit kolektiv të Kërçovës,” sqaron Dr. Selmani.

Ai shpreh gatishmëri për të kontribuar edhe në të ardhmen në çdo rol që i nevojitet shoqërisë dhe institucioneve.

Në fund, Dr. Selmani falënderon edhe familjen për mbështetjen dhe strukturat e partisë Aleanca për Shqiptarët për besimin e dhënë gjatë mandatit të tij.

“Mirënjohje edhe kryetarit Arben Taravari dhe organeve partiake të ASH-së, nga dega e Kërçovës deri te Kuvendi Qendror i partisë, për mbështetjen dhe besimin e dhënë. Mendoj se në asnjë moment nuk i kam zhgënjyer me punën time,” thekson ai.

“Jam krenar për çdo ditë të punës sime. Kryelartë, me energji, përkushtim dhe përgjegjësi, do të vazhdoj të jem i gatshëm për çdo sfidë ku kërkohet kontributi im i pakursyer,” përfundon Dr. Genc Selmani. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:41

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?