Dita D – Qeveria kaloi ligjin për përfaqësim të drejtë, Kuvendi ligjin për Inspektoratin e gjuhëve

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 21:22

Dita D – Qeveria kaloi ligjin për përfaqësim të drejtë, Kuvendi ligjin për Inspektoratin e gjuhëve

“Projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është garancë se bashkësitë etnike do të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuade dhe të drejtë. Por, njëkohësisht ligji do të mbroj kualitetet e secilës bashkësi etnike”. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media, pasi Ligji për përfaqësim të drejtë u miratua në Qeveri.

Sipas kryeministrit, pas shumë vitesh keqpërdorime ka ardhur koha që të ndahemi nga e kaluara, duke ndërtuar institucione që nuk i mbështesin të dëgjueshmit, por që i vlerësojnë të aftit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrata të jetë servis i vërtetë i të gjithë qytetarëve i bazuar në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës  dhe Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”.

Pas më shumë se dy dekadash, ky ligj sipas zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti merr zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore.

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër

“Ky projekt ligj shënon një moment historik pasi për herë të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuad si kategori kushtetuese që nga viti 2001 merr zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore edhe pse është dashur që të rregullohet me ligj që nga viti 2003. Kjo çështje është lënë peng i vullnetit politik për më shumë se dy dekada”.

Se a do të ketë mekanizëm për sanksionim në rast se nuk respektohet ligji, kryeminsitri tha projekt ligji ka të paraparë shumë gjëra, por thotë se fillimisht duhet të presin mendimin e  Komisionit të Venecias.

Për reagimet e BDI-së për ligjin, Mickoski u shpreh se kjo parti ka për qëllim vetëm që të jetë kundër çdo gjëje, duke shtuar se ishte po e njëjta parti që në raport kishte thënë se balancuesi si mjet është shterruar dhe duhet të fshihet, siç shtoi BDI në opozitë është kundër BDI-së në pushtet.

Ata bënë me dije se Ligji tani do të dorëzohet në Komisionin e Venedikut dhe pasi të marrin mendim nga Komisioni Venedikut, ligji do të dorëzohet në Kuvend.

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve më në fund po sheh dritë në fund të tunelit. Kuvendi arriti të sigurojë shumicë të badenterit për të votuar ndryshimet ligjore me të cilat inspektorati do të gëzojë statusin e subjektit juridik dhe kështu të gjithë të punësuarit pas gjashtë muajve vonesa, do të marrin pagat e tyre.

Shumica sot shfrytëzoi momentin e mungesës së shumicës së deputetëve nga radhët e Frontit Evropian, dhe me 72 vota PRO dhe 3 Kundër, si dhe me 14 vota PËR dhe 5 kundër nga deputetët jo maqedonas, miratoi ndryshimet ligjore.

Si pjesë e badenterit, të vetmit që votuan kundër ishin deputetët Mitko Trajçuleski, Arbana Pasholli, Sali Murat, Rijad Shaqiri e Halil Snopçe. Disa deputetë të Frontit Evropian dhe Levicës, nuk votuan fare.

Pos Inspektoratit, me badenter kaluan edhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale. Të propozuarit për anëtarë në këtë këshill, u votuan me 20 vota PËR dhe 4 KUNDËR. PRO votuan edhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, meqenëse një prej të propozuarve vjen pikërisht nga radhët e tyre, Afrona Verzivolli. Kundër votuan Levica dhe deputetët e Frontit, Talat Xhaferi dhe Sali Murat.

Kuvendi gjithashtu me badenter votoi edhe këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Pro votuan 20 deputetë, aq sa nevojiteshin minimum, ndërsa ndihmuan dy deputetët e LSDM-së, tre deputetët e ASH-së së Taravarit si dhe deputeti Bejxhan Iljas.

Nga gjithsej 120 deputetë që përbëjnë Kuvendin, 40 prej tyre nuk janë maqedonas por të drejtë vote si pjesë e badenterit kanë vetëm 39 prej tyre pasi deputetja Rashella Mizrahi i përket komunitetit hebraik, komunitet i cili nuk është pjesë e Kushtetutës. Shumica parlamentare për momentin ka vetëm 14 deputetë jo maqedonas ndërsa opozita 25. Sipas rregullores por edhe sipas marrëveshjes së Ohrit, ligjet të cilat në mënyrë direkte prekin kulturën, përdorimin e gjuhëve, vetëqeverisjen lokale, arsimin, dokumentet personale, përdorimin e simboleve e shumë tema tjera të rëndësishme, gjatë votimit doemos duhet të votojnë edhe shumica e deputetëve jo maqedonas, apo e ashtu quajtur shumicë e badenterit, që në këtë rast, duhet të votojnë së paku 20 deputetë.

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 21:22

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë zbuluam pas 7 vazhdimeve të dossier-it Epsein?

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 7

Kosi, një “armë” natyrale për shëndetin: Mbrojtje nga diabeti, depresioni dhe yndyrat

Frenkie De Jong reagon për golin e anuluar të Cubarsit: “Skandal i pastër”

Carlo Ancelotti drejt rinovimit me Brazilin për 4 vite të tjera

Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj

Një orë më pak TV, mbi 40% ulje e rrezikut për depresion

Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj

Kujdes me vajin e ullirit: Si të ruani shijen dhe vlerat ushqimore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nassr, gati për ndeshjen ndaj Al Fateh

Zyrtare: Igor Tudor trajner i ri i Tottenham deri në fund të sezonit

Flick “shpërtheu” në stërvitjen e sotme pas humbjes 4-0 ndaj Atlético-s

Lëndohet 25-vjeçari nga Gradeci në vendin e punës, përfundon në Spitalin e Gostivarit

Zelensky prezanton dronin e parë Ukrainë–Gjermani në Mynih

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

10 shoferë të arrestuar në aksion policor në mbarë vendin

Macron: Ende nuk ka kushte për dialog me Putinin, Evropa duhet të unifikojë objektivat

Prof. Dr. sc.Zehra Hajrullai Musliu, fituese e çmimit të sivjetëm të dhënë nga Rrjeti i grave në Shkencë të RMV

Maguire rikthehet si shtyllë te Manchester United, klubi shqyrton rinovimin e kontratës

Sylvinho: Fokus te Polonia, Liga e Kombeve është një garë e vështirë

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<