Rexhepi: Me votat e VLEN-it dhe urdhër të VMRO-së, u shfuqizua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 21:17

Rexhepi: Me votat e VLEN-it dhe urdhër të VMRO-së, u shfuqizua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve

“Me votat e VLEN-it dhe urdhër të VMRO-së, sot në Kuvend, u shfuqizua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, institucioni i vetëm që garantonte zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ky është një akt i turpshëm që godet në themel të drejtën tonë për përfaqësim dhe barazi.

Ky institucion ishte i vetmi mekanizëm ligjor që garantonte zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe kishte fuqi të sanksiononte shkelësit. Me këtë veprim tinzar, shqiptarëve u hiqet një instrument i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtën më elementare apo me saktë përdorimin e gjuhës së tyre në shtetin ku jetojnë.

VLEN, në vend se të mbrojë interesin shqiptar, bëhet apologjet i politikave që historikisht kanë përjashtuar gjuhën shqipe nga shteti. Në heshtje dhe me servilizëm, ata i dorëzuan një arritje të fituar me mund, sakrificë dhe vite përpjekje. Kur Qeveria nuk respekton gjuhën e qytetarëve të vet, ajo humb çdo legjitimitet. Ne nuk do të heshtim.

#Bashkë do ta rikthejmë dinjitetin e gjuhës shqipe aty ku e ka vendin, në çdo institucion dhe zyrë, madje edhe atje ku më shumë e luftojnë dhe u pengon!” ka shkruar Bajram Rexhepi

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 21:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?