Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:17

Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV

Në emisionin “Ura” në RTSH, moderuar nga gazetari Artur Bejzade, u zhvillua një debat i gjerë mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet diaspora shqiptare, me fokus të veçantë në shqiptarët nga Maqedonia e Veriut.

Të ftuar në panel ishin: lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, si dhe Adem Marku nga organizata Albanian Union me seli në Londër.

Diskutimi u përqendrua te trajtimi institucional i diasporës shqiptare dhe roli i saj në proceset politike e shtetformuese, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeredaktori i Flaka Media, Driton Zenku, denoncoi atë që e quajti padrejtësi sistematike ndaj diasporës shqiptare, e cila, sipas tij, shihet nga shteti vetëm si burim ekonomik, jo si pjesë e barabartë e shoqërisë.

Diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pashpirtësuar institucionalisht. Ajo vlerësohet vetëm për remitencat dhe kontributin financiar që jep, ndërkohë që injorohet në aspektin politik dhe shtetëror,” deklaroi Zenku.

Një nga shqetësimet kryesore që ngriti ai ishte mënyra se si u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë dhe pasojat që solli ai proces për diasporën:

Diaspora shqiptare u la pa adresë të vendbanimit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas qeveria mori vendimin ta fshijë nga lista e popullsisë rezidente. Kjo jo vetëm që i heq të drejtën e votës, por penalizon rëndë edhe pushtetin lokal ku shqiptarët janë shumicë.

Zenku shtoi se këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e këshilltarëve komunalë, si dhe në planifikimin e investimeve publike, pasi shpërndarja e buxhetit bazohet në numrin e popullsisë për kokë banori.

Debati ngjalli reagime të shumta edhe nga mërgata, veçanërisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë ndanë shqetësimin për përjashtimin gradual të diasporës nga jeta politike dhe institucionale në vendlindje.

311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?