Kontradikta – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, herë si “fitore e VLEN-it”, herë si “komplot i BDI-së”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:49

Kontradikta – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, herë si “fitore e VLEN-it”, herë si “komplot i BDI-së”

Kur Gjykata Kushtetuese rrëzon vendime, faji është i BDI-së; kur sjell vendime pozitive, meritat janë të VLEN-it. Ku është konsistenca?

Koalicioni VLEN ka reaguar me entuziazëm ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pjesën e metodologjisë së regjistrimit të popullsisë, që ndante qytetarët në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, duke deklaruar se kjo është një “fitore e së drejtës” dhe “fitore e diasporës shqiptare”. Në një reagim publik, VLEN e cilëson regjistrimin e udhëhequr nga qeveria e kaluar BDI-LSDM si një nga veprimet më të dëmshme ndaj shqiptarëve në diasporë dhe si përpjekje politike për ta zvogëluar peshën e tyre.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që ne në VLEN e kemi thënë me kohë: regjistrimi i fundit i popullsisë, i udhëhequr nga qeverisja e atëhershme BDI-LSDM, ishte një ndër veprimet më të dëmshme dhe fyese për diasporën shqiptare! Qeverisja e kaluar, përmes Entit të Statistikave dhe në koordinim të plotë me strukturat politike të BDI-së, krijoi kategori “popullsi rezidente” dhe “jorezidente”, duke i trajtuar mërgimtarët tanë si qytetarë të dorës së dytë. Kjo ishte akt i qëllimshëm politik për ta minimizuar peshën reale të shqiptarëve në shtet. Kjo ishte përpjekje për ta zhbërë kontributin dhe peshën politike të diasporës shqiptare, për interesa të ulëta partiake. Në një përpjekje të dëshpëruar për të larë duart nga përgjegjësia, BDI nxjerr një deputet për të mbrojtur padrejtësinë që ia bëri mërgatës shqiptare, me argumente të stërholluara por të zbrazëta. Ne në VLEN e themi qartë: dëmi është bërë, por ne do ta korrigjojmë kudo ku është e mundur! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore e së drejtës, fitore e diasporës shqiptare dhe dëshmi se shteti nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve të vet.
VLEN është i përkushtuar që të vendos dinjitetin e mërgatës shqiptare, ta përfshijë plotësisht në jetën politike e institucionale dhe të korrigjojë çdo padrejtësi të trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

Por ky qëndrim ngre pyetje të rëndësishme për koherencën dhe qëndrueshmërinë e diskursit të këtij koalicioni. Kur Gjykata Kushtetuese sjell vendime të tjera, të cilat nuk përputhen me interesat politike të VLEN-it, siç ishte rasti me shfuqizimin e “Balanserit” apo interpretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, po ky subjekt ka akuzuar haptazi se Gjykata është nën ndikimin e BDI-së. Madje, shpesh është aluduar se “regjia” e vendimeve është bërë në selinë e BDI-së dhe se vendimet janë të motivuara politikisht.

Sot, kur vendimi është në favor të narrativës politike të VLEN-it, e njëjta Gjykatë Kushtetuese konsiderohet nga ky subjekt si mjet i drejtësisë së vonuar, por të merituar.

Kjo qasje kontradiktore ngre pikëpyetje serioze:

  • A ka VLEN ndikim në punën e Gjykatës Kushtetuese apo jo?
  • Si mund të pretendohet njëherë se Gjykata është e kapur, e njëherë tjetër se vendimet janë dëshmi e “fitoreve të tyre politike”?
  • A ka një standard të dyfishtë në trajtimin e institucioneve të pavarura, në varësi të rezultatit që ato prodhojnë?

Edhe më paradoksale është fakti që iniciativa për këtë vendim të fundit ishte dorëzuar nga deputeti Skender Rexhepi-Zejdi, pjesë e Frontit Evropian, dhe jo nga ndonjë përfaqësues i VLEN-it. Por në reagimet e tyre, VLEN e përvetëson rezultatin si sukses të vetin, pa asnjë përmendje për origjinën reale të iniciativës juridike.

Në këtë situatë, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe qëndrueshmëri nga përfaqësuesit e tyre. Sepse një politikë që ndërtohet mbi aktrime episodike dhe retorikë të personalizuar të suksesit, rrezikon të shndërrohet në politikë të momentit, e jo të parimeve.

Lexo edhe: Respekt Skender Rexhepi – Zejdi: Shpëtove diasporën!

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:49

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë zbuluam pas 7 vazhdimeve të dossier-it Epsein?

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 7

Kosi, një “armë” natyrale për shëndetin: Mbrojtje nga diabeti, depresioni dhe yndyrat

Frenkie De Jong reagon për golin e anuluar të Cubarsit: “Skandal i pastër”

Carlo Ancelotti drejt rinovimit me Brazilin për 4 vite të tjera

Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj

Një orë më pak TV, mbi 40% ulje e rrezikut për depresion

Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj

Kujdes me vajin e ullirit: Si të ruani shijen dhe vlerat ushqimore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nassr, gati për ndeshjen ndaj Al Fateh

Zyrtare: Igor Tudor trajner i ri i Tottenham deri në fund të sezonit

Flick “shpërtheu” në stërvitjen e sotme pas humbjes 4-0 ndaj Atlético-s

Lëndohet 25-vjeçari nga Gradeci në vendin e punës, përfundon në Spitalin e Gostivarit

Zelensky prezanton dronin e parë Ukrainë–Gjermani në Mynih

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

10 shoferë të arrestuar në aksion policor në mbarë vendin

Macron: Ende nuk ka kushte për dialog me Putinin, Evropa duhet të unifikojë objektivat

Prof. Dr. sc.Zehra Hajrullai Musliu, fituese e çmimit të sivjetëm të dhënë nga Rrjeti i grave në Shkencë të RMV

Maguire rikthehet si shtyllë te Manchester United, klubi shqyrton rinovimin e kontratës

Sylvinho: Fokus te Polonia, Liga e Kombeve është një garë e vështirë

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<