Respekt Skender Rexhepi – Zejdi: Shpëtove diasporën!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:27 Përditësuar

Respekt Skender Rexhepi – Zejdi: Shpëtove diasporën!

Deputeti i Frontit Europian, njëherë edhe kryetar i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shqyrtoi iniciativën e dorëzuar nga Rexhepi dhe vendosi që të shfuqizohet pjesën e metodologjisë së regjistrimit të popullatës, ku popullata ndahet në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”.

Rexhepi këtë e konsideron si fitore për diasporën:?

Sot Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e rrëzoi ndarjen absurde e diskriminuese të qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, të bërë në mënyrë joligjore përmes metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021!

Ky vendim historik erdhi si rezultat i një iniciative që ne e dërguam në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen e padrejtë që e fshinte diasporën nga trupi i kombit!

Vendimi është i qartë: Këto ndarje nuk do të lejohen më në të ardhmen!

KJO ËSHTË FITORE E DIASPORËS!

Ju që jetoni në mërgim, që mbani familjet, që kontribuoni ekonomikisht dhe që e doni këtë tokë më shumë se shumë nga ata që marrin vendime për ne — sot keni fituar një betejë të rëndësishme për dinjitetin tuaj!

– Askush më nuk ka të drejtë të ju cilësojë si qytetarë “të dorës së dytë”.

– ⁠Askush nuk mund të ju përjashtojë më me metoda teknike e mashtrime statistike!

Një komb – një popull – pa ndarje, pa kategorizime!

Të bashkuar në të drejtat tona, qofshim brenda apo jashtë kufirit administrativ.

E drejta e fituar sot, është një precedent për çdo betejë që na pret nesër.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.