Zenku në RTSH: Diaspora shqiptare po përdoret si mjet financiar dhe trup votues

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:13 Përditësuar

Zenku në RTSH: Diaspora shqiptare po përdoret si mjet financiar dhe trup votues

Në emisionin “Ura” në RTSH, gazetari Artur Bejzade mikpriti një debat të gjerë mbi rolin dhe sfidat e diasporës shqiptare. Të ftuar ishin lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, dhe Adem Marku nga “Albanian Union” në Londër.

Në qendër të debatit ishte diaspora shqiptare në përgjithësi dhe ajo nga Maqedonia e Veriut në veçanti, duke analizuar trajtimin që kjo kategori po merr nga institucionet shtetërore dhe politika në vend.

Kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, theksoi padrejtësitë sistematike që i bëhen diasporës shqiptare, duke e cilësuar atë si të “pashpirtësuar institucionalisht” dhe të trajtuar vetëm si burim ekonomik.

“Mërgata shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme vetëm në aspektin material, duke mbushur buxhetin e shtetit me të ardhurat e tyre të kursyera nga puna në perëndim. Por shteti nuk tregon asnjë kujdes tjetër për këtë kategori kaq të rëndësishme të shoqërisë.” – tha Zenku.

Keqpërdorimi i diasporës në zgjedhje

Duke komentuar përfshirjen e diasporës në proceset zgjedhore, Zenku tha se ajo është keqpërdorur sistematikisht nga politika vendore:

“Diaspora shqiptare është parë vetëm si trup votues, por pa të drejta reale. Për vite me radhë, tre deputetë të zonës së diasporës janë zgjedhur maqedonas, ndonëse raporti real është 90 me 10 në favor të shqiptarëve. Ky është rezultat i procedurave burokratike, infrastrukturës së pamjaftueshme dhe manipulimeve të drejtpërdrejta me votën.”

Ai kritikoi mënyrën e mëhershme të votimit në përfaqësitë diplomatike, që sipas tij kanë dekurajuar shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.

Fshirja e diasporës nga regjistrimi – efekt politik

Një nga çështjet më shqetësuese, sipas Zenku, ishte edhe mënyra se si u realizua regjistrimi i popullsisë:

“Diaspora shqiptare u la pa adresë të vendbanimit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas qeveria mori vendimin ta fshijë atë nga lista e popullatës rezidente. Kjo jo vetëm që i heq të drejtën e votës, por penalizon rëndë edhe pushtetin lokal ku shqiptarët janë shumicë.”

Ai shtoi se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e numrit të kuvendarëve në komuna dhe në planifikimin shtetëror për investime, ku kriter bazë është numri i banorëve për kokë banori.

Në kontest të përfshirjes së diasporës në zgjedhje, Zenku tha që diaspora deri tani është keqpërdorur nga politika duke e parë vetëm si trup votues. Në këtë drejtim, Zenku përmendi edhe mënyrën e më hershme të votimit të diasporës, ku për disa cikle me radhë, tre deputetë të diasporës u zgjodhën maqedonas, për kundër faktin që diaspora shqiptare është 90 me 10 kundrejt diasporës maqedone. Kjo ndodhi, tha Zenku, për shkak të procedurave byrokratike dhe votimit në përfaqësitë diplomatike, manipulimit të votës dhe infrastrukturës së papërshtatshme të diasporës shqiptare për të shkuar dhe për të votuar. Flaka Media

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:13 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?