Zenku në RTSH: Diaspora shqiptare po trajtohet vetëm si burim ekonomik

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:19

Zenku në RTSH: Diaspora shqiptare po trajtohet vetëm si burim ekonomik

Në emisionin “Ura” në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), i moderuar nga gazetari Artur Bejzade, u zhvillua një debat i gjerë mbi pozitën dhe sfidat me të cilat përballet diaspora shqiptare. Në këtë edicion të dedikuar mërgatës shqiptare kudo në botë, të ftuar ishin lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, dhe përfaqësuesi i “Albanian Union” nga Londra, Adem Marku.

Fokusi i diskutimit ishte gjendja e diasporës shqiptare, veçanërisht asaj nga Maqedonia e Veriut, dhe mënyra se si ajo trajtohet nga institucionet shtetërore.

Kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, theksoi se diaspora shqiptare përballet me padrejtësi të thella institucionale, duke u trajtuar jo si pjesë përbërëse e shoqërisë, por si një mjet ekonomik që shfrytëzohet për remitenca.

“Mërgata shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme vetëm në aspektin material, duke mbushur buxhetin e shtetit me të ardhurat e tyre të kursyera nga puna në perëndim,” – tha Zenku.
“Por shteti nuk tregon asnjë kujdes tjetër për këtë kategori kaq të rëndësishme të shoqërisë,” – shtoi ai.

Zenku e cilësoi diasporën shqiptare si “të pashpirtësuar institucionalisht”, duke theksuar se trajtimi i saj nga autoritetet shtetërore është minimal dhe i reduktuar në funksion të përfitimeve financiare që sjell për buxhetin e vendit.

Përveç aspektit ekonomik, Zenku ka folur edhe më herët për mënyrën si diaspora është përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, përmes mekanizmave si fshirja nga listat e popullsisë rezidente, vështirësitë në votim dhe mungesa e adresave të banimit në regjistrime.

Debati në RTSH ngjalli interes të madh në mesin e opinionit publik dhe komuniteteve të diasporës, të cilat gjithnjë e më shumë kërkojnë rol real dhe përfaqësim të denjë në jetën politike dhe institucionale të vendit. Flaka Media

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 01:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?