Bayern kërkon Diaz për krahun e majtë – ofertë në përgatitje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:43

Bayern kërkon Diaz për krahun e majtë – ofertë në përgatitje

Bayern Munich ka përfshirë emrin e Luis Diaz në listën e objektivave për përforcimin e krahut të majtë të sulmit, sipas raportimeve të “Sky Sport Germany”. Klubi bavarez kërkon zëvendësues të mundshëm pas largimit të mundshëm të Leroy Sané dhe pasigurisë që rrethon të ardhmen e Kingsley Coman.

Sulmuesi kolumbian ka qenë një nga pikat kyçe të Liverpool gjatë sezonit të kaluar, por situata e tij në “Anfield” ka nisur të komplikohen. Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, bisedimet për një rinovim të mundshëm janë bllokuar, dhe Liverpool është i hapur për shitje nëse merr një ofertë të përshtatshme.

Në një deklaratë për “FCF Media” në muajin mars, Diaz pranoi:
“Po flasim me klube të tjera. Po shqyrtojmë opsionet më të mira për mua dhe familjen time. Nëse qëndroj edhe dy vite në Liverpool, do jem i lumtur. Tani gjithçka varet prej tyre.”

Interesi i Bayernit për Diaz është ende në fazat e para, por mund të intensifikohet pas dështimit për të transferuar Jamie Bynoe-Gittens nga Dortmund dhe me objektivin kryesor, Nico Williams, shumë pranë Barcelonës.

Por bavarezët nuk janë të vetëm në garë:

  • Barcelona e ndjek situatën nga afër, por vështirësitë financiare mund ta pengojnë për të konkurruar për një marrëveshje të kushtueshme.
  • Al-Nassr, nga Arabia Saudite, është gati të bëjë një ofertë rreth 80 milionë euro, duke ofruar kushte shumë të favorshme si për klubin ashtu edhe për lojtarin.

Trajneri Vincent Kompany kërkon të shtojë shpejtësi dhe thellësi në fazën ofensive të skuadrës, dhe Luis Diaz shihet si një profil ideal për stilin e tij të lojës.

Gjithçka mbetet e hapur në javët e ardhshme të merkatos, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga Liverpooli, vetë lojtari dhe forca financiare e klubeve të interesuara.

Flaka

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:43

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Champions League është një ëndërr për të gjithë”

Toni Kroos: “Nuk je një lojtar i madh nëse nuk ke dëgjuar vërshëllima në Bernabéu”

Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?