Makthi mbaron për Carvajal, gati për rikthim në fushë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:50

Makthi mbaron për Carvajal, gati për rikthim në fushë

Makthi i gjatë i Dani Carvajal ka marrë fund. Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid është rikthyer në formacion pas nëntë muajsh mungesë, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit, që e la jashtë fushave që nga tetori i kaluar.

Pas një faze të gjatë rikuperimi dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme, Carvajal është gati të rikthehet në fushë dhe të japë maksimumin për “Los Blancos”. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari për mediat:

“Pas nëntë muajsh, jam gati të luaj sërish. Nuk e kam problem të luaj si mbrojtës qendre, në një mbrojtje me tre lojtarë. Luaj ku të dojë trajneri, madje edhe si portieri,” u shpreh me humor dhe vendosmëri spanjolli.

Por rikthimi i tij vjen në një moment kur konkurrenca në krahun e djathtë është më e lartë se kurrë: Real Madrid ka firmosur këtë verë me yllin anglez Trent Alexander-Arnold, një lëvizje që shton presionin mbi Carvajal për të rikuperuar vendin e titullarit.

Sidoqoftë, përvoja, karakteri dhe përkushtimi i tij mund të jenë elementë vendimtarë për trajnerin Xabi Alonso në garat e ardhshme, ku Real Madrid synon gjithçka.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.