Përplasje te Interi: Calhanoglu i përgjigjet Lautaros pas komenteve të nxehta
Situata te Interi është tensionuar pas humbjes 2-0 ndaj Fluminense në Kupën e Botës për Klube, me një përplasje të hapur mes dy prej figurave kryesore të ekipit: kapitenit Lautaro Martinez dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Pas sfidës, Lautaro lëshoi një mesazh të fortë në drejtim të lojtarëve që munguan:
“Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë duhet të largohet. Ne luftojmë për një fanellë të rëndësishme.”
Këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Calhanoglu-t, i cili reagoi menjëherë përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Në SHBA, pësova një lëndim muskulor. Doja të isha atje për të mbështetur ekipin, madje edhe duke luajtur me dhimbje për të qenë një referencë.”
Turku shtoi më tej se i respekton të gjitha mendimet, por kërkoi që respekti të jetë i ndërsjellë, veçanërisht nga shokët e skuadrës dhe drejtuesit.
“Unë refuzova oferta të mëdha për të qëndruar. Një udhëheqës i vërtetë qëndron pranë ekipit të tij, pa drejtuar gishtin ndaj të tjerëve. E ardhmja? Do ta shohim, por historia i kujton ata që qëndrojnë drejt, jo ata që flasin më shumë.”
Ky përplasje publike vjen në një moment të ndjeshëm për Interin, pas një paraqitjeje të dobët në një turne ku pritej shumë më tepër. E ardhmja e Calhanoglu-t mbetet e paqartë, por ky tension mund të ndikojë ndjeshëm në ambientin e brendshëm të skuadrës zikaltër.
Flaka
















