ASH: VLEN-i hesht, Minçev paralajmëron “përfaqësim adekuat” në administratë vetëm sipas banorëve “rezident”!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 17:51

ASH: VLEN-i hesht, Minçev paralajmëron “përfaqësim adekuat” në administratë vetëm sipas banorëve “rezident”!

Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot ka goditur sërish  partnerët shqiptarë të koalicionit, Mexhitin, Kasamin dhe Ibrahimin.

Në konferencë për shtyp në një vit qeverisje, Minçev sot paralajmëroi se në të ardhmen punësimet në administratën publike do të bëhen vetëm sipas numrit të banorëve “rezident” nga regjistrimi i vitit 2021 të popullatës edhe pse metodologjinë e ndarjes në “rezident” dhe “jo rezident” e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. 

Aleanca për Shqiptarët paralajmron se me deklarimin e sotëm të Minçevit i cili vjen nga paria “ZNAM”, përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike gjatë punësimeve të ardhshme në vend të 29,5% do të ulet në 19%, gjë e cila edhe tashmë është duke ndodhur.

Pyesim publikisht përfaqësuesit e “VLEN” në këtë Qeveri monoetnike pse heshtin ndaj këtyre deklarimeve, kujtë i shërbejnë ata dhe çfarë fshihet pas gjithë kësaj, cili është pazari i Mexhitit, Kasamit dhe Ibrahimit me partitë maqedonase që janë në koalicion e me të cilat drejtpërdrejtë dëmtojnë Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët rithekson që sa më shpejtë të sillet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të cilin ua lamë të gatshëm dhe mos lejohet akoma që Shqiptarët të përjashtohen nga institucionet publike gjatë punësimit.

Poashtu, i bëjmë thirrje “VLEN”-it që në vend të konferencave qesharake për regjistrimin e vitit 2021 të cilin, një pjesë e tyre e kishin votuar, të marrin masa adekuate për të mbrojtur përfaqësimin adekuat të shqiptarëve. 

Për këtë situatë diskriminuese ndaj shqiptarëve që u bënë kjo qeveri, Aleanca për Shqiptarët tashmë ka vendosur kontakte me të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend nga të cilat kërkojmë ndërhyrjen e tyre sa më parë. Ndërkohë, i bëjmë thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri të reflektojnë dhe mos lejojnë “Botën Serbe” të cilën e noton edhe Raporti i fundit nga KE-ja, reagoi Aleanca për Shqiptarët. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.