LSDM shpall edhe 11 kandidatë të rinj për kryetarë komunash
Kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, bëri të ditur vendimin e Kryesisë Ekzekutive të partisë për të miratuar edhe 11 kandidatura të reja për kryetarë komunash, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, njofton Flaka
Ky është grupi i dytë i kandidaturave, pasi para dy javësh LSDM kishte shpallur 19 kandidatë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kandidatëve të konfirmuar deri tani në 30.
“Sot bëjmë publike edhe një pjesë tjetër të kandidatëve për kryetarë komunash. Kjo procedurë po zhvillohet në mënyrë të hapur dhe përfshin analiza të sondazheve dhe konsultime të gjera me organizatat lokale të partisë,” deklaroi Filipçe.
✅ Kandidatët e rinj të LSDM-së janë:
- Zlatko Nikolovski – kandidat për Pehçevë
- Mariçe Karmazhicheva – për Bosillovë
- Martin Kostovski – për Kumanovë (sekretar organizativ i LSDM-së)
- Lupka Sokolovska – për Karbinci
- Vanço Novoselski – për Vasilevë
- Zvonko Vasev – për Sopishtë
- Darko Blazhevski – për Jegunovcë (ish-kryetar komune 2017–2021)
- dr. Asen Shajn – për Ohër
- Zlatko Kuzmanovski – për Demir Hisar
- Marjan Daskalovski – për Strumicë
- Lupço Paunkoski – për Debërcë
Filipçe tha se procesi i përzgjedhjes do të vazhdojë edhe gjatë dy javëve të ardhshme, me synim që rreth dy të tretat e kandidatëve për kryetarë komunash të jenë konfirmuar së shpejti nga Kryesia Ekzekutive e partisë. Flaka


















