Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 05:15, në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, njofton Flaka
Sipas raportimeve të mediave serbe, automjeti i tipit “KIA” me targa të Maqedonisë, që po udhëtonte drejt Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac – mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë – dhe më pas është përmbysur.
“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore,” raportojnë mediat serbe.
Policia serbe dhe ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje menjëherë pas aksidentit. Shkaqet e sakta të daljes nga rruga mbeten të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
4 Korrik, 2025 10:15 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.