Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, duke përfshirë bar të thatë dhe duke rrezikuar përhapjen në zonën pyjore përreth. Lajmi është konfirmuar nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).
“Zjarr në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë – po digjet bar i thatë dhe zjarri po përhapet drejt pyllit. Ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit tashmë kanë mbërritur në vendngjarje. Në vend janë edhe pjesëtarë të policisë. Të informuara janë edhe Komuna Çuçer-Sandevë dhe Ndërmarrja Publike Karaxhica”, thuhet në njoftimin zyrtar të QMK.
Sipas informacioneve të para, ekipet zjarrfikëse janë duke ndërhyrë për ta vënë flakën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e saj në hapësira të banuara apo në pyllin përreth.
Flaka do të sjellë më shumë detaje sapo ato të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
6 Korrik, 2025 15:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.