8 mënyra natyrale për të mbajtur mushkonjat larg
Vera sjell me vete plazhin, akulloret dhe netët e gjata me miq, por edhe një bezdi të përhershme: mushkonjat. Përveç pickimeve të padurueshme, këto insekte janë bërë edhe më shqetësuese për shkak të përhapjes së viruseve si Zika.
Fatmirësisht, natyra ofron zgjidhje të thjeshta dhe efektive për t’i mbajtur larg pa përdorur kimikate të dëmshme.
Mbrojtje natyrale kundër mushkonjave
| Përbërësi natyral | Si përdoret |
|---|---|
| Ekstrakt vaniljeje | Përziejeni me krem pa erë (1:10) dhe lyeni zonat e zbuluara |
| Vaj borziloku/livandoje | 5–10 pika në ujë, aplikoni në lëkurë ose në pambuk në dritare |
| Livando | E freskët, e thatë ose si vaj – mushkonjat e urrejnë |
| Fara karafili | Ziejini dhe përdorni 10 pika me pak alkool në lëkurë |
| Dëllinja | Disa degë në zjarr largojnë mushkonjat në ambiente të hapura |
| Kamomili | I tharë dhe i shpërndarë në shtëpi, ka efekt paralizues për insektet |
| Borzilok/gjethe domateje | Aroma e tyre i largon mushkonjat në mënyrë natyrale |
| Hudhra | Konsumimi i saj ndryshon aromën e trupit dhe i mban larg insektet |
Nëse mushkonja ju ka pickuar…
- Vendosni pak mjaltë në zonën e pickimit (kujdes me insektet e tjera)
- Aplikoni Aloe Vera ose gjethe të freskëta borziloku
- Përdorni pastë dhëmbësh ose pastë me aspirinë dhe ujë për të ulur kruarjen
Flaka

















