Mickoski flet për sistem, por hesht për punësimet politike në administratën e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 13:28

Mickoski flet për sistem, por hesht për punësimet politike në administratën e tij

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, prezantoi sot zyrtarisht “Sistemin Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore” (SIMRNJ), të cilin e cilësoi si “hap historik” në drejtim të reformimit të administratës publike. Por përtej deklaratave për transformim digjital, qëndrimi i tij mbeti i ankoruar në retorikën e zakonshme politike – me akuza të përsëritura ndaj paraardhësve dhe premtime për një sistem të ri, që ende është në fazat fillestare të zbatimit.

“Këtë reformë e sjellim në një kohë kur qytetarët e kanë humbur durimin prej kohësh. Dhe me të drejtë. Sepse për një periudhë të gjatë kishte një logjikë – administrata si pronë partiake, institucionet si pronë private,” deklaroi Mickoski, duke u përpjekur të pozicionojë veten si reformator, ndërkohë që pjesë e administratës aktuale mbetet e lidhur ngushtë me praktikat e vjetra të emërimeve politike.

Kryeministri premtoi transparencë të plotë në punësime përmes sistemit të ri digjital: “Nuk do të ketë më kumbarë, miq apo këshilltarë me meritë të dyshimtë. Tani ka të dhëna, performanca dhe përgjegjësi.” Por, sipas kritikëve të qeverisë, ende nuk është dhënë asnjë raport publik mbi punësimet e deritanishme, emërimet politike në nivel të lartë vazhdojnë, ndërsa procedurat konkurruese në shumë institucione mungojnë.

Ai shtoi se pushteti paraprak kishte lënë “rrjet ndikimesh, shantazhesh, funksione të dakorduara dhe emërime përmes lidhjeve”, duke mos ofruar asnjë vetë-reflektim për sfidat dhe ngërçet që kanë shoqëruar edhe administratën e udhëhequr nga qeveria aktuale.

“Sistemi që po ndërtojmë do të sigurojë karrierë, jo bindje; njerëz, jo lojalitete,” tha Mickoski, ndonëse gjatë fushatës parazgjedhore ai vetë u përball me akuza për emërime të njëanshme në pozita kyçe në institucione publike dhe për mungesë transparence në shpalljet e konkurseve.

Në fund të fjalimit të tij, Mickoski shtoi: “Administrata publike nuk i takon asnjë partie. Ajo i takon popullit”, duke dhënë përshtypjen e një retorike të dëgjuar shpesh në të kaluarën nga liderë që më pas rezultuan të papërgjegjshëm ndaj keqpërdorimeve në sektorin publik.

Reforma e paralajmëruar mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë përtej planeve dhe premtimeve, ndërsa qytetarët presin rezultate konkrete – jo vetëm digjitalizim, por edhe ndershmëri dhe barazi në rekrutimin e punonjësve në administratë. Deri atëherë, sistemi i ri mund të mbetet vetëm një makijazh teknologjik për një administratë ende të politizuar.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?