Ministria e Shëndetësisë – Pagesa mbi 3.6 milionë euro për barna antivirale për HIV
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Byroja për Furnizime Publike, në vetëm nëntë ditë pune – nga 25 qershor deri më 4 korrik 2025 – Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu ka paguar katër tendere me vlerë të përgjithshme prej 3.660.894 euro, respektivisht 225.144.991 denarë.

Të gjitha kontratat lidhen me furnizimin e barnave antivirale për trajtimin e pacientëve me HIV për periudhën 2025–2027, si pjesë e planifikimit të terapisë afatgjatë për këtë kategori pacientësh.
Tenderët janë ndarë ndërmjet katër operatorëve ekonomikë:
- Farma Trejd Shkup
- Evropa Lek Farma Shkup
- Makedonilalek Shkup
- Alkaloid Kons Shkup
Ky furnizim është pjesë e procedurave të rregullta për sigurimin e barnave esenciale për grupet e ndjeshme të pacientëve, në këtë rast ata që jetojnë me HIV, për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit dhe mbulimin terapik sipas standardeve ndërkombëtare.
Përkundër vlerës së lartë të tenderëve, nga Ministria nuk ka ende ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me këtë seri nënshkrimesh, ndërkohë që çështjet e tjera të ngutshme në sistemin publik shëndetësor, si infrastruktura në Qendrën Klinike dhe mungesat e terapive për diagnoza të tjera, mbeten të hapura. Flaka

















