Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të Aeroportit të Ohrit, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve të udhëtarëve. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje janë dërguar ekipe të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, Njësisë Zjarrfikëse nga Ohri, si dhe Policia rrugore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar të lënduarit.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në aksidentin tragjik.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimës dhe numrin e saktë të të lënduarve.
Hetimet janë në vazhdim. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Korrik, 2025 11:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.