Digjitalizimi dhe përfshirja financiare në fokusin e bashkëpunimit të ri me Bankën Botërore

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 11:35

Digjitalizimi dhe përfshirja financiare në fokusin e bashkëpunimit të ri me Bankën Botërore

Si institucion përgjegjës për stabilitetin çmimor dhe financiar, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut luan një rol kyç në krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shkruan Flaka. Përmes një politike monetare të pavarur, të parashikueshme dhe të përgjegjshme, si dhe përmes mbështetjes së reformave strukturore, Banka Popullore kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e një mjedisi ekonomik stabil.

Në këtë kontekst, sot është zhvilluar takimi i parë zyrtar mes guvernatorit të Bankës Popullore, Dr. Trajko Slaveski, dhe drejtoreshës së sapoemëruar të Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Karol Mezevan.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, një partner i rëndësishëm në mbështetjen e politikave kombëtare dhe zhvillimit institucional.

Guvernatori Slaveski i uroi suksese drejtoreshës Mezevan në funksionin e saj të ri dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm produktiv me Bankën Botërore, e cila përmes projekteve për ndihmë teknike, analizave dhe rekomandimeve kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përparimin e reformave kryesore.

Në fokus të veçantë ishin transformimi digjital i sektorit financiar, përfshirja më e gjerë financiare, zhvillimi i tregjeve të kapitalit dhe rritja e qëndrueshmërisë së sistemit financiar ndaj goditjeve globale.

Palët theksuan se Banka Popullore do të mbetet e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat ku mbështetja e Bankës Botërore mund të kontribuojë për forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe përparimin ekonomik të vendit.

Guvernatori dhe drejtoresha u pajtuan se ndërtimi i institucioneve të forta dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë elemente thelbësore për përballimin e sfidave të mjedisit ekonomik global. Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 11:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?