Kasami i bën karshillëk qeverisë: Tetova, model i reagimit ndaj zjarreve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 09:52

Kasami i bën karshillëk qeverisë: Tetova,  model i reagimit ndaj zjarreve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e vullnetarëve të zjarrfikësve, të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit, janë në vijimësi të angazhuar në menaxhimin e situatës me zjarret që kanë përfshirë shumë rajone të vendit.

Në një deklaratë të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, Kasami theksoi se zjarrfikësit tetovarë kanë ndërhyrë në mbi 500 raste, duke parandaluar me sukses përhapjen e zjarreve dhe duke mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën e qytetarëve.

“Kur ka organizim, planifikim dhe mbështetje institucionale, edhe sfidat më të mëdha menaxhohen. Kjo që po ndodh në Tetovë nuk është rastësi, por rezultat i punës së përditshme për të ndërtuar një komunë funksionale, efikase dhe të përgjegjshme,” – shkroi kryetari Kasami.

158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ai theksoi se angazhimi i zjarrfikësve, si profesionistëve ashtu edhe vullnetarëve, është dëshmi e qartë se siguria publike nuk është fjalë boshe, por prioritet konkret i udhëheqjes komunale.
“Tetova po tregon se menaxhimi i mirë nuk është fjalë, por vepër në terren,” përfundoi Kasami, duke falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë çdo ditë në mbrojtje të komunitetit.

Ky reagim vjen në një kohë kur pjesë të mëdha të vendit po përballen me vatra të shumta zjarri, ndërsa Tetova po shfaqet si një ndër komunat më të organizuara në reagimin ndaj emergjencave natyrore.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 09:52

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?