Saliu: Na mësuat ta duam Taravarin, tani ta çojmë amanetin e VLEN deri në fund

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 21:41

Saliu: Na mësuat ta duam Taravarin, tani ta çojmë amanetin e VLEN deri në fund

Gazetari dhe analisti politik Urim Saliu ka reaguar me tone të forta ironike ndaj përkrahësve të Arben Taravarit, duke iu kujtuar se dikur e kishin ngritur në qiell figurën e tij, ndërsa tash përballen me realitetin e vendimeve të tij politike.

“A na mësuat të gjithëve para pak kohësh ta duam Taravarin?! A ju kujtohen takimet tuaja të përbashkëta në Kosovë me të, që ishin plot jetë, plot fjalë që as në poezitë më të bukura nuk mund të thuhen?”, shkruan Saliu.

Ai kujton kohën kur kritikat ndaj Taravarit nuk priteshin mirë dhe ai vetë etiketohej si “kuisling, mercenar dhe gazetar i shitur”. Por me një dozë të fortë sarkazme, ai thotë se tani është dakord me ta.

“Ta përkrahim Taravarin që ta çojmë amanetin e VLEN-it deri në fund. Kështu na mësuat ju… Dhe meqë kam ngrirë në kohë, dhe nuk e di a do më lëshojë opiumi deri në tetor, them se kishit të drejtë”, përfundon Saliu.

Ky reagim vjen në një kohë kur vendimet dhe qëndrimet e VLEN-it dhe liderit të saj, Arben Taravari, kanë ngjallur debate dhe ndasi në opinionin publik dhe politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 21:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.