Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 11:13

Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit

Sipas të dhënave nga anketa më e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarët janë të ndarë në mendime për drejtimin që ka marrë vendi, përcjell Flaka, duke u thirrur në rezultatet e sondazhit nga MKD.MK

Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 34.3% e të anketuarve janë shprehur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 40.5% konsiderojnë se po shkon në drejtim të gabuar.

Pavarësisht qëndrimive kritike, të dhënat tregojnë një rritje graduale të atyre që besojnë se situata po përmirësohet, duke reflektuar një lëvizje pozitive në perceptimin publik krahasuar me muajt e kaluar.

Anketa u zhvillua nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, përmes metodës CATI (intervistim telefonik i asistuar nga kompjuter), mbi një mostër përfaqësuese prej 1.200 qytetarësh në nivel republikan, sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2021.

Anketa e  MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka

Lexo edhe:

Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Anketa- VLEN pëson rënie të fortë pas largimit të ASH-së së Taravarit: Nga 13% në 7.7%

Anketa e re: Ahmeti i pari mes shqiptarëve, Taravari i dyti – Liderët e VLEN-it në fund të listës

Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 11:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.