Ushqimet që djegin dhjamin: çfarë duhet të konsumoni çdo ditë
Rënia nga pesha nuk arrihet vetëm me palestër – ushqimi është faktori më i rëndësishëm. Sipas ekspertëve të nutricionit, konsumimi i ushqimeve të pasura me vlera ushqyese dhe të ulëta në kalori është çelësi për të larguar kilogramët e tepërt.
Vezët janë një zgjedhje ideale për mëngjes apo drekë. Të pasura me proteina, hekur dhe vitamina, ato ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes dhe përmirësojnë metabolizmin. Të ziera dhe të shoqëruara me sallatë jeshile, vezët janë një vakt i shëndetshëm dhe i balancuar.
Frutat e pyllit, si boronicat dhe manaferrat, përmbajnë fibra dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në ruajtjen e formës. Ato mund të konsumohen me kos, tërshërë apo sallata të freskëta.
Arrorët ofrojnë karbohidrate të mira, yndyrna të shëndetshme dhe minerale të rëndësishme. Konsumimi i tyre në sasi të moderuar ndihmon në kontrollin e urisë dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Kosi pa yndyrë, veçanërisht ai i zënë në shtëpi, është i pasur me kalçium, kalium dhe proteina. I kombinuar me fruta pylli apo arra, ai bëhet një vakt i lehtë dhe i dobishëm për trupin.
Patatet e ëmbla janë një alternativë e shëndetshme ndaj karbohidrateve të rafinuara. Të kavërdisura me vaj ulliri dhe hudhër, ato ofrojnë energji të qëndrueshme dhe ndihmojnë në tretje.
Ndërthurja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të sjellë rezultate të dukshme në peshë dhe mirëqenie.
Flaka

















