Aksident në Shkup: Automjeti i MPB-së përplaset me Opel – tre policë në spital

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 22:18

Aksident në Shkup: Automjeti i MPB-së përplaset me Opel – tre policë në spital

Tre Policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në Shkup, në afërsi të rrethrrotullimit midis bulevardit “Partizanski Odredi”, rrugës “Gjorçe Petrov” dhe rrugës “Aco Shopov”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 12 korrik 2025, rreth orës 15:00, pas përplasjes midis një automjeti të tipit Opel me targa të Shkupit, i drejtuar nga 29-vjeçari B.N., dhe një automjeti zyrtar Chrysler, në pronësi të MPB-së, që drejtohej nga oficeri i policisë V.I. (35) nga fshati Banjane.

“Në aksident janë lënduar shoferi V.I. dhe pasagjerët e tij, policët A.S. (28) dhe I.B. (26), të gjithë nga Shkupi. Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naum Ohridski’, ku janë diagnostikuar me lëndime trupore,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një ekip nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, i cili ka kryer këqyrjen dhe dokumentimin e aksidentit. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.