VLEN thotë se do mbyllen kazionit afër shkollave, por deputeti i ASH-së i kundërshton: Ligji nuk i mbyll!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 22:25

VLEN thotë se do mbyllen kazionit afër shkollave, por deputeti i ASH-së i kundërshton: Ligji nuk i  mbyll!

Pas deklaratave të eksponentëve të VLEN se Qeveria ka miratuar ligjin e ri për kazinotë, ka ardhur reagimi i ashpër nga ish-partneri i tyre në koalicion, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Snopçe thekson se ligji i ri, që po përkrahet nga VLEN, nuk dallon nga ai i propozuar më parë nga Artan Grubi, pasi vetëm parashikon largimin e kazinove 500 metra nga shkollat dhe çerdhet, por nuk parashikon mbylljen e tyre.

“Disa nga eksponentët e VLEN po lëvdojnë qeverinë për miratimin e ligjit që parashikon distancë prej 500 metrash nga kazinotë, por ku është mbyllja e tyre? VLEN ka bërë hap pas, duke u rikthyer te versioni i ligjit të Artan Grubit, të cilin dikur e kritikuan fort, pasi edhe ai parashikonte të njëjtën distancë,” shkruan deputeti Snopçe në rrjetet sociale.

Ai shton se të gjitha premtimet për mbylljen e kazinove kanë qenë të kota dhe se nuk sheh ndryshim thelbësor mes ligjit të ri dhe atij të mëparshëm.

“A më ndihmon dikush të dalloj ndryshimin mes këtij ligji që po përmendet me kaq krenari nga VLEN dhe ligjit të ashtuquajtur ‘ligji i Artan Grubit’?,” pyet Snopçe.

Deputeti i ASH-së shprehet se, për fat të keq, nuk ka asnjë ndryshim real dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, duke e cilësuar si një “Deja Vu pa asnjë përfitim për qytetarët”.

“Katandisja me fatin e njerëzve dhe kazinotë do të vazhdojë,” përfundon ai.

Snopçe mbyll reagimin duke theksuar se asnjë premtim dhe asnjë ndryshim nuk është realizuar deri tani.

Por, sipas Mexhitit, kazinot, bastoret dhe klubet e aparateve të lojërave të fatit nuk do të lejohen më në afërsi të shkollave dhe institucioneve arsimore. “Do ta pastrojmë hapësirën përreth shkollave nga ndikimi i lojërave të fatit. Nxënësit nuk do të ekspozohen më ndaj kësaj industrie shkatërruese. Rinia do të jetë e mbrojtur, ashtu siç e meriton,” u shpreh ai.

Projektligji parashikon masa të rrepta për të kontrolluar këtë sektor, përfshirë vendosjen e rregullave të reja, taksa më të larta dhe kushte më të forta për licencimin e operatorëve. Qeveria synon të largojë nga tregu të gjithë operatorët që abuzojnë me ligjin dhe konsumatorin.

“Po i japim fund epokës kur fitimet e bixhozit vinin përpara mirëqenies së qytetarëve. Ky është një ligj për njerëzit e zakonshëm, për popullin – një ligj që mbron nxënësin, prindin dhe familjen,” tha më tej Mexhiti, duke theksuar se vullneti politik për ndryshim tashmë është dëshmuar.

Ky projektligj pritet të sjellë reformë rrënjësore në një industri të debatueshme, duke vendosur kontroll dhe përgjegjësi në funksion të interesit publik.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?