Myftinia e BFI-së në Strugë mirëpriti një vizitë zyrtare nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. z. Denion Meidani, i shoqëruar nga z. Izmit Nura. Në një atmosferë vëllazërore, ambasadori u prit nga Myftiu i Strugës H. Adi ef. Murtishi dhe ekipi drejtues i Myftinisë.
“Ky takim ishte i mbushur me vlera dhe sinqeritet,” tha Myftiu Murtishi, duke vlerësuar përkushtimin e ambasadorit për çështjet e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit u diskutuan tema që prekin jetën fetare, kulturore dhe arsimore të shqiptarëve në rajon, me theks në bashkëpunimin mes institucioneve fetare dhe trupit diplomatik të Shqipërisë. Në fund të vizitës, Ambasadori Meidani u nderua me botime nga fondi i Myftinisë, si simbol mirënjohjeje dhe bashkëpunimi.
Vizita u mbyll me një prezantim të hapësirave institucionale dhe aktiviteteve që zhvillon Myftinia e Strugës. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
17 Korrik, 2025 14:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.