Arsovska akuzon Qeverinë: Asnjë denar për Shkupin, financojnë projektet e të akuzuarve për krim të organizuar
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke e akuzuar për diskriminim financiar ndaj projekteve të qytetit dhe për mbështetje të skemave të dyshimta me financime që bien në barrën e qytetarëve.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka mbështetur asnjë projekt – pra ka ndarë 0 denarë – për projektet e Qytetit të Shkupit si blerja e automjeteve për zjarrfikës, sistemi për detektim të hershëm të zjarreve, dhe 18 projekte të tjera që janë në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Arsovska.
Ajo shtoi me ironi dhe kritikë të drejtpërdrejtë:
“Për këtë person për të cilin askush nga Qeveria nuk guxon të flasë për krimin e konstatuar me dokumente të dorëzuara në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po financojnë 17 projekte me kredi që do t’i paguajnë qytetarët në dekadën e ardhshme.
Urime.”
Arsovska nuk përmendi emra konkretë, por mesazhi i saj ka tone të qarta politike dhe aludime për favoritizim qeveritar ndaj figurave të përfshira në hetime të mëdha për korrupsion. Ajo kërkon llogaridhënie dhe barazi në shpërndarjen e fondeve publike. Flaka
















