Januzaj dikur besonte se do ta fitonte Topin e Artë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 20:30

Januzaj dikur besonte se do ta fitonte Topin e Artë

Një episod i pazakontë nga e kaluara e Adnan Januzajt ka dalë në dritë, falë një postimi të ish-mbrojtësit të Manchester United, Demetri Mitchell, në platformën X. Të dy ishin pjesë e akademisë së “Djajve të Kuq” në vitet e hershme të karrierës së tyre, dhe Mitchell ka ndarë një kujtim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Sipas tij, Januzaj kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm, aq sa i kishte thënë menaxherit:

“Pse më duhet gym? Do ta fitoj Topin e Artë!”

Januzaj, që u konsiderua si një nga talentet më premtuese të United pas debutimit të tij në vitin 2013, nuk arriti ta realizojë këtë ëndërr madhështore. Pas një sezoni të parë mbresëlënës, ai u huazua te Borussia Dortmund dhe Sunderland, për t’u larguar përfundimisht në Real Sociedad dhe më pas te Sevilla, ku nuk arriti të rikthejë formën e tij më të mirë.

Sot, në moshën 30-vjeçare, Januzaj është jashtë planeve të Sevillës dhe pritet të largohet këtë verë, ndërsa fansat kujtojnë me nostalgji potencialin e tij të dikurshëm.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.