Media: VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 20:00

Media: VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën

Në Strugë ka nisur të ndjehet atmosfera parazgjedhore, dhe këtë herë jo nga partitë shqiptare, por nga vetë VMRO-DPMNE. Funksionarë të lartë të kësaj partie – përfshirë deputetë dhe zëvendësministra – kanë “ndezur motorët” në përkrahje të Mendi Qyrës, i cili është paraqitur si kandidat i pavarur për komunën e Strugës, shkruan InfoShqip

Ky angazhim i pazakontë dhe i drejtpërdrejtë i VMRO-së në mbështetje të një kandidati që etiketohet si i “pavarur”, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime në opinionin publik: Sa realisht i pavarur është Mendi Qyra? A është kjo një përpjekje e kamufluar e VMRO-së për të marrë kontrollin në Strugë përmes një figure shqiptare?

Përkrahja e hapur nga struktura të larta të VMRO-së për një kandidat shqiptar ka zgjuar dyshime edhe te elektorati shqiptar, i cili e sheh këtë si një përzierje të drejtpërdrejtë në garën politike lokale – dhe ndoshta si një përpjekje për të ndikuar rezultatin në favor të skenarëve të parapërgatitur.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet fushata dhe çfarë dinamike do të marrin zgjedhjet lokale të tetorit në Strugë. Një gjë është e qartë: angazhimi i VMRO-së për Mendi Qyrën nuk po kalon pa u vënë re. InfoShqip

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.