Transferimi i Osimhen te Galatasaray drejt fundit – marrëveshja gati të mbyllet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 20:12 Përditësuar

Transferimi i Osimhen te Galatasaray drejt fundit – marrëveshja gati të mbyllet

Negociatat mes Galatasaray dhe Napolit për transferimin e Victor Osimhen po afrojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, sipas raportimeve nga gazetari i njohur Matteo Moretto.

Klubi turk ka pranuar të paguajë dy këste prej 17.5 milionë eurosh deri në vitin 2026, siç kërkoi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Aktualisht, palët po diskutojnë përqindjen e rishitjes së ardhshme, pasi Napoli dëshiron të përfitojë edhe nga një transferim i mundshëm në të ardhmen.

Nga ana e tij, Osimhen ka dhënë prej kohësh “po-në” për Galatasaray, duke refuzuar oferta nga klube të Premier League dhe Arabia Saudite. Ai ka nënshkruar marrëveshje personale për një kontratë 3-vjeçare me pagë 16 milionë euro në sezon, dhe po insiston që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.

Napoli e ka lënë jashtë kampit stërvitor parasezonal, duke sinjalizuar se transferimi është çështje kohe.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 20:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.